LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Astrit Dehari

Përkujtohet Astrit Dehari

Familja e Astrit Deharit që vdiq sot një vit në Qendrën e Paraburgimit ne Prizren, ka hapur derën për të ngushëllim në shtëpinë e tyre në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Për ngushëllime më shtëpinë e familjes Dehari, kanë shkuar Albin Kurti, Visar Ymeri e Sami Kurteshi, të shoqëruar nga aktivistë të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Më pas, ata i janë drejtuar varrezave të këtij fshati, për të bërë homazhe pranë varrit të Deharit.