LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi sekret amerikan zbulon detaje të vizitës së presidentit Trump në Azi

Shërbimi sekret amerikan zbulon detaje të vizitës së presidentit Trump në Azi

Siguria e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përgjegjësi e Shërbimit Sekret (Secret Service), agjenci kjo federale e sigurisë që kryen misione hetuese dhe mbrojtëse.

Ndër të tjera, Shërbimi sekret ruan nga afër edhe Presidentin Donald Trump dhe tërë familjen dhe vendbanimet e tij, private dhe ato që i përkasin shtetit. Gjithashtu, ky institucion kujdeset për sigurinë e Presidentit edhe në udhëtimet jashtë vendit.


Kështu ka ndodhur edhe me vizitën e Trump në disa shtete të kontinentit të Azizë, vizitë maratonë që filloi sot dhe është më e madhja e tillë e një Presidenti amerikan në 25 vitet e fundit, përcjell Gazeta Metro.

Gjatë vizitave në Japoni, Kore Jugore, Kinë, Vietnam e Filipine, Presidenti do të transportohet – atëherë kur ka nevojë – me makinën e tij presidenciale që njihet me nofkën ‘Bisha’, e cila do të shoqërohet me disa vetura të mëdha të Shërbimit Sekret, që do të sigurojnë mbarëvajtjen e vizitës së Presidentit në Azi.

Shërbimi Sekret ka shpërndarë në Twitter fotografi ku shihen makinat e Trump që transportohen me avion gjigant drejt Azisë. Vizita do të përfundojë më 13 nëntor.

Në trend Botë

Më shumë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Amerika
Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika
Kalo në kategori