LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në vitin 2018 presim rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në

Zaev: Në vitin 2018 presim rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në

Vitin e ardhshëm presim rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian ndërsa në muajin mars pritet finalizimi i planit 3-6-9 ku do t’i kemi edhe rezultatet konkrete. Kështu ka siguruar opininion kryeminsitri Zoran Zaev në intervistën dhënë Radio Televizionit të Maqedonisë.

“Ne formalisht jemi me rekomandim të kushtëzuar, nuk kemi rekomandim të pastër për fillimi e bisedimeve, shpresojmë të ndodh në vitin 2018. Dijmë çka duam, dijmë se si ti arrijmë qëllimet, shpresoj që institucionet e vendit të jenë shumë të përpiktë, para së gjithash mendoj, Kuvendi, për Qeverinë nuk ka dilema, as për sektorin qytetar nuk ka dilema, ndërsa me kryetarin e shtetit kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Kuvendi duhet patjetër ta tregojë kapaciteti e vet, pa çfarëdo qoft paragjykimi apo implikimi nga cilado anë. Ajo çka është me rëndësi për Maqedoninë është që të debatohet deri në fund dhe të merren vendimet”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ka folur edhe për zgjidhjen e kontestit të emrit ku ka sqaruar se zyrtarisht është ftuar ndërmejtësi Nimetz që të vijë me ide të reja pas zgjedhjeve, që të vazhdohet me bisedimet rreth çështjes së emrit ndërkaq mendon se deri në fund të nëntorit të vazhdojnë negociatat.


Për mendimin tim, vjen periudha e zgjidhjes së problemit dhe duhet të zgjidhet ky kontest, me qëllim që ti jepet ardhmëri vendit, ka theksuar kryeminsitri Zaev.

Në kontekst rajonal, Zaev është shprehur se Ballkani po ec në drejtim pozitiv me qëllim që të rrisë bashkëpunimin rajonal ndërsa në përgjithësi synimi i fundit e vendeve ballkanike sipas kryeminsitrit është integrimi në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori