LAJMI I FUNDIT:

“Fëmijët e pasur të Rusisë”: Të gjithë ua kanë zili për jetën luksoze, por një mashtrim i madh fshihet prapa imazheve që i postojnë në Instagram (Foto)

“Fëmijët e pasur të Rusisë”: Të gjithë ua kanë zili për jetën luksoze, por një mashtrim i madh fshihet prapa imazheve që i postojnë në Instagram (Foto)

Një kompani private në Rusi u mundëson të gjithë atyre që dëshirojnë të fotografohen në aeroplan, që të marrin me qira fluturaket e tyre të parkuara në pistë, ku çmimi për dy orë fotosesion kushton vetëm 210 euro.

Ndërsa qëllimi i shumicës që i marrin me qira këta aeroplanë të parkuar, është që t’ju lënë përshtypje ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Me paratë që paguajnë për marrjen e aeroplanit me qira për dy orë, atyre u ofrohet nga kompania edhe një fotograf profesionist, frizeri e grimeri, që kanë për detyrë të bëjnë të pamundurën që këta persona të duken sa më bukur dhe të pasur në imazhet që i postojnë në Instagram.


Pas fëmijëve të pasur, tani në Instagram janë edhe prindërit e tyre – shikoni çfarë jete luksoze bëjnë (Foto)
Lexo po ashtu Pas fëmijëve të pasur, tani në Instagram janë edhe prindërit e tyre – shikoni çfarë jete luksoze bëjnë (Foto)

Dy orë me një fotograf profesionist kushton 210 euro, kurse pa të 165. Por, nëse dikush dëshiron edhe video, atëherë shuma rritet në 370 euro.

Në profilin zyrtar të kësaj kompanie në Instagram, janë postuar fotografi të personave të ndryshëm që kanë pozuar kinse janë duke fjetur në aeroplan, duke shijuar në maksimum pamjen nga dritaret ose duke u shtirur kinse “në udhëtim kanë marrë me vete kafshën e tyre shtëpiake”.

Mysafirët mund të shijojnë edhe shampanjën në aeroplan, derisa shtiren kinse janë duke fluturuar me fluturaken e marrë me qira.

Ideja për një biznes të tillë është dhënë nga milioneri italian dhe ylli i Instagramit, Xhanluka Vaki, i cili me një fotografi të postuar fiton mbi 200 mijë pëlqime. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BbBiqSrHb7L/

https://www.instagram.com/p/BagNqDEHb3l/

https://www.instagram.com/p/BZBgorQn8U_/

https://www.instagram.com/p/BYybTzonzr4/

https://www.instagram.com/p/BYi2LCOn0Og/

https://www.instagram.com/p/BYU0uT7HiNT/

https://www.instagram.com/p/BZipoyFnBmQ/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Vetëm njerëzit me 'fokus të mprehtë' mund të dallojnë kafshën e fshehur mes trungjeve - në 7 sekonda

Vetëm njerëzit me 'fokus të mprehtë' mund të dallojnë kafshën e fshehur mes trungjeve - në 7 sekonda

Fun
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Kalo në kategori