LAJMI I FUNDIT:

E rrallë për Tunën, i shpreh dashurinë Patrisit me dedikim poetik (Foto)

E rrallë për Tunën, i shpreh dashurinë Patrisit me dedikim poetik (Foto)

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi është distancuar paksa kohëve të fundit nga muzika, kjo për shkak se këtë vit ajo mori detyrën më të bukur që mund t’i ofrojë jeta, atë të të bërit nënë.

Ajo dhe partneri i saj Patris Berisha u gëzuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.


A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on Jul 4, 2017 at 9:52am PDT

Çifti në fjalë filluan lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa kishin fituar menjëherë vëmendjen mediatike.

Tuna është ajo e cila ishte treguar mjaft romantike vitin e kaluar në festivalin Kënga Magjike, në të cilin u prezantua me këngën “Duam”, një këngë me plot vargje dashurie.

Duket se dashuria që ka për mashkullin e saj në krah është aq e madhe, sa Tuna nuk refuzon ta shprehë edhe përmes rrjeteve sociale, sa herë i jepet mundësia.

E njëjta ka publikuar së fundmi në InstaStory një dedikim poetik dhe shumë emocional ,drejtuar mashkullit të saj të jetës.

“Ndjehem sikur gjithçka ne jetën time, me ka dërguar drejt teje. Zgjedhjet e mia, pendimet e mia dhe zemërthyerjet. Gjithçka. Dhe kur jemi bashkë, duket sikur e tërë e kaluara ime ia ka vlejtur. Për shkak se sikur të kisha bërë vetëm një gjë ndryshe, s’do të të kisha njohur”, është poezia që Tuna ka publikuar në Instagram.

Ndryshe, çifti jetojnë së bashku me djalin e tyre në një apartament në Prishtinë. /Telegrafi/