LAJMI I FUNDIT:

Presidenti: Çështja e të pagjeturve do të jetë prioritet në Bruksel

Presidenti: Çështja e të pagjeturve do të jetë prioritet në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të personave të pagjetur nga komuniteti shqiptar dhe serb, Bajram Çerkini dhe Milorad Trifunoviq, sot sërish ka folur për çështjen e të pagjeturve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të marrë një kualitet e dinamikë të shtuar dhe në kuadër të tij të përfshihet edhe çështja e të pagjeturve.

Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të personave të pagjetur nga komuniteti shqiptar dhe serb, Bajram Çerkini dhe Milorad Trifunoviq, e njoftuan presidentin Thaçi për Qendrën Burimore për të pagjeturit dhe për suksesin e shoqatave në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në mes të familjeve të të pagjeturve të të gjitha etnive.


Presidenti Thaçi u shpreh se çështja e pagjeturve gjithmonë është në agjendën e institucioneve dhe garantoi se institucionet e shtetit të Kosovës do të kërkojnë edhe më me ngulm që të ketë rezultate konkrete në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori