Java e 14-të e elitës së futbollit kosovar do të fillojë ditën e premte (sot).
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të jetë mes Drenicës dhe kampionit në fuqi Trepçës ’89.
Drenicasit në këtë takim vijnë pas barazimit 1-1 në Gjakovë përballë Vëllaznimit.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, në javën e fundit ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Lirisë.
Mesfushori ofensivë i Drenicës, Hysen Tahiri ka folur për Telegrafin për ndeshjen e radhës.

Sipas numrit shtatë të kuqezinjve si në çdo ndeshjet edhe në këtë takim ata futen për fitore.
“Na pret një ndeshje e vështirë duke ditur se kundërshtar kemi një ekip si Trepça ’89”.
“Jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë lojë dhe futemi me të vetmin qëllim që të marrim fitoren”, deklaroi për Telegrafin Hysen Tahiri.
Ndërkohë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 synon që të kthehet nga Skenderaj me rezultat pozitiv.
Njëri nga mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit në futbollin kosovar, Përparim Islami, ka thënë për Telegrafin se udhëtojnë drejt Skenderajt për rezultat pozitiv.
“Drenica është një skuadër shumë e mirë dhe që ka një trajner të mirë siç është Bekim Shotani”.

“Në mesin e Drenicës ka lojtarë me përvojë dhe i respektojmë shumë për këtë sfidë”.
“Gjatë tërë javës jemi përgatitur që të shkojmë në Skenderaj dhe të marrim rezultat pozitiv. Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë”, ka deklaruar mbrojtësi i djathtë i 89-shit, Përparim Islami.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 13:00 dhe do të drejtohet nga Burim Jahmurataj me ndihmësit Driton Preniqi e Fatmir Sekiraqa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës