LAJMI I FUNDIT:

Guxoi dhe foli për seksin në emision, prezantuesja dënohet me 3 vjet burg

Guxoi dhe foli për seksin në emision, prezantuesja dënohet me 3 vjet burg

Mori guximin dhe vendosi të flasë për jetën seksuale dhe marrëdhëniet intime para martesës në një shoqëri konservatore si ajo e Egjiptit, dhe e pagoi.

Doa Salah, një prezantuese e televizionit Al-Nahar pyeti shikuesit nëse e kishin menduar ndonjëherë që të kryenin seks paramartesor dhe sugjeroi gjithashtu, që një grua që kërkon të ketë një fëmijë, por jo martesë, mund të martohet shkurtimisht, të lindë fëmijën dhe më pas të marrë divorcin, sigurisht duke paguar bashkëshortin.


Doa foli gjithashtu edhe për metodën e dhurimit të spermës, e përdorur gjerësisht në vendet perëndimore, por jo në Egjipt.

Menjëherë pas reagimeve publike, ajo u pezullua menjëherë nga drejtuesit e televizionit, por telashet nuk ndaluan me kaq, transmeton tch.

Doa doli para gjykatës me akuzën e “kërcënimit të mënyrës së jetesës së shoqërisë egjiptiane”, dhe u dënua me 3 vite burg dhe 430 dollarë gjobë.

Vendimi ka shkaktuar reagimin e shoqatave të gazetarëve, ndërkohë që vetë prezantuesja thotë se do ta apelojë atë.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori