Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është njëri nga shtatë të dënuarit me burgim të përjetshëm në rastin e Grupit të Kumanovës, derisa të tjerët janë dënuar me 746 vjet burgim.
Vëllau i Komandant Malishevës, Dardan Krasniqi ka thënë se ky vendim ka qenë i papritur nga ana e familjarëve, po aq sa edhe i dhimbshëm.
Sipas tij, ky vendim përçon mesazhe.
“Verdikti është i dhimbshëm por gjithmonë shqiptarët kanë ditur që në këtë dhimbje të nxjerrin krenarinë dhe forcën. Shteti maqedon tregoi se nuk do të ndërtojë stabilitet, zhvillim dhe drejtësi, këtë e bëri përmes këtij vendimi. Vendimi si mesazh që përçon te shqiptarët tregon që të gjithë ata shqiprtarët që luftojnë për të drejtat e tyre, mirëqenien i pret një gjë e tillë”, tha Krasniqi, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Vendimet e tilla politike me inskenime dhe të montuara nuk kanë arritur t’i frikësojnë shqiptarët, po mundohemi ta tejkalojmë sepse ky vendiom përçon dhimbje te ne”, tha ai.
Krasniqi ka thënë poashtu se familjarët e të gjithë të dënuarve në këtë rast, që shumica vijnë nga Kosova, nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.
“Të burgosurit më shkurt që janë trajtuar si rob lufte, ju kanë nënshtruar torturave më të egra të pushtetit. Nuk do t’i ndalim përpjekjet për të kërkuar drejtësi, kemi kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombëtar. Do të organizohemi dhe të shohim për hapat në vazhdim”.
Ai ka insistuar se ky vendim i Gjykatës Penale të Shkupit ka qenë i padrejtë.
“Ne edhe opinioni i gjerë që dy vjet e gjysmë nuk e kuptpjmë realisht se çfarë ka ndodhur aty, as ata nuk e dinë se çka ka ndodhur. Kjo ngjarje ka qenë inskenim, montim dhe kështu po përfundon. Sot çka kemi parë gjatë këtij procesi, kemi parë se në këtë vendim ka pasur politikë dhe matematikë, politikë se shteti maqedon ka montuar rastin dhe matematikë, se kemi numra që padrejtësisht i janë ngarkuar gjithë atij grupi”, tha ai.
Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur që t’i dënojë me 746 vjet burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.
Shtatë pjesëtarë të këtij grupi janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar ndërsa 33 të tjerë janë me dënime të larta. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova