Gjatë një lidhje telefonike për ‘News24’, gazetari i ‘Meridionews’ Dario De Luca që publikoi dosjen e përgjimeve të grupit “Habilaj” ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes ‘Habilaj’ të akuzuar për trafik droge.
Gjykata la masën e sigurisë e ’arrest në burg’ për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.
I pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili përmendet në përgjime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm.
De Luca, i pyetur për besueshmërinë e prokurorisë tha se hetimi zgjat prej shumë kohësh dhe ka shumë prova. Lidhur me arrestime të tjera, ai tha se duhet arrestuar Florian Habilaj dhe do duhen muaj të tjerë për mbylljen e hetimeve.
Çfarë ndodhi sot me këtë proces?
Gazetari itaalian: Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmua masa me burg për të gjithë arrestuarit.
Mbrojtja tha që nuk ka prova?
Gazetari itaalian: Mbrojtja refuzoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg.
De Luca këtu në Shqipëri flitet shumë për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm se ai emri “Saimir” që figuron në dosje është ish-ministri i Brendshëm apo është një kamionist, siç del pak më vonë…ju vazhdoni t’i mbeteni mendimit se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm?
Gazetari itaalian: Sipas asaj që është shkruar në aktet e Prokurorisë së Catanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Është shënuar në raportet dhe aktet e hetimit të Guardia di Finanza.
Një grup prokurorësh shqiptarë janë atje duke biseduar me kolegët, keni dijeni për bisedat e tyre?
Gazetari itaalian: Përmbajtja e këtyre takimeve është e fshehtë. Mund të flitet për thellime të tjera por përmbajtja është e rezervuar.
Sa konfidente është prokuroria italiane për provat që ka dhe për vazhdimësinë e procesit?
Gazetari itaalian: Mendoj shumë. Është një hetim që zgjat prej shumë kohësh. Ka shumë prova. Mbi 12 të hetuar nga fashikujt.
Përveç Nezar Seitit a pritet kërkesë për arrestime të tjera?
Gazetari itaalian: Hetimet nuk janë mbyllur do të duhen muaj të tjerë. Duhet të kujtojmë që duhet të arrestohet ende Florian Habilaj.
Ne dimë rëndësinë e grupit në brigjet shqiptare, ata që janë arrestuar atje sa të rëndësishëm janë në botën e kriminalitetit?
Gazetari itaalian: Nuk janë të rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për persona që janë ndërmjetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor
MPJ-Maqedoni: Të gjithë personat që udhëtojnë për në Izrael duhet të përmbushin një formular
Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare
Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake "Kizilelma"
Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur
U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia - aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren
Rohde thotë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE - përmend Asociacionin
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United