LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, konfiskohen rreth 1 ton marihuanë

Maqedoni, konfiskohen rreth 1 ton marihuanë

Mbi një ton marihuanë kanë konfiskuar dje nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjegjësisht në vendkalimin kufitar Maqedoni-Kosovë. Droga e cila deri më tani është sasia më e madhe e konfiskuar në një rast të vetëm, është gjetur në një automjet transportues, ndërsa shoferi është në arrati.

”Pas konsultimit me prokurorin publik, është inkuadruar në kontroll të hollësishëm të gjysmërimorkios e cila ishte e ngarkuar në Republikën e Kosovës me letër pë reciklim të dedikuar për Turqi. Gjatë kontrolloit me largimin e disa ballëve të letrave në pjesën e mesme të rimorkios janë gjetur rreth 839 pako të mbështjella me cellofan të tejdukshëm me peshë të ndryshme. Ato ishin të mbushura me materie bimore me ngjyrë të gjelbër e cila në tester të drogës tregoi se bëhet fjalë për drogë narkotike, marihuanë”, informoi drejtori i doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasovski.


Sipas drejtorit, droga e konfiskuar e cila dedikohet për treg në Turqi do të arrinte vlerën prej 4 milionë euro.

Drejtoria Doganore kundër 37-vjeçarit E.B. nga Shkupi i cili është në arrati, do të parashtrojë kallëzim penal deri te prokuroria kompetente për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale, gjegjësisht prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori