LAJMI I FUNDIT:

Fshati i vogël me 13 banorë kthehet në kompleks hotelier që të shpëtohet nga zhdukja (Foto)

Fshati i vogël me 13 banorë kthehet në kompleks hotelier që të shpëtohet nga zhdukja (Foto)

Corripo është fshati më i vogël malor në Zvicër, që ndodhet në kantonin italian Ticino, që do të kthehet në kompleks hotelier, si pjesë e projektit  për ta shpëtuar nga zhdukja.

Vendbanimi me 13 banorë, ku vetëm një prej të cilëve nuk është pensionist, ka filluar të dëmtohet në kohë pasi shtëpitë janë boshatisur, ndërsa për hapësirat e përbashkëta nuk ka kush të kujdeset, transmeton Telegrafi.


Fshati me 600 metra lartësi mbidetare, dikur kishte 300 banorë që mbushnin sheshet e vogla, rrugicat e ngushta dhe shkonin rregullisht në një kishë që tashmë është rrënuar.

Për ta shpëtuar nga rrënimi total dhe zhdukja, ka nisur një projekt që parasheh për të kthyer gjithçka në hapësira turistike dhe atraktive për vizitorë.

Të gjitha shtëpitë e punuara me gurë, do të shfrytëzohen për fjetje, teksa katet e para të tyre do të jenë recepsione dhe hapësira për pushim.

Asgjë nuk do të ndryshohet në pjesën e jashtme, vetëm se do të krijohen restorante. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori