Arsimi, ekonomia dhe shëndetësia, si sektorët më vital janë lënë anash dhe nuk kanë qenë prioritet i institucioneve qeverisëse.
Kështu u tha në tryezën me temën “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë”, organizuar nga Forum 2015, ku në fokus ishte gjendja në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.
Luan Shllaku, nga KFOS tha se qëllimi i këtij forumi është që t’i ndihmojnë politikanët me analizat që janë bërë, me qëllim që këto analiza t’i prijnë agjendës qeveritare.
“Ka një kohë që jemi Republikë dhe ka disa vite, ku ne në forum jemi të mendimit se jemi duke i ngatërruar prioritetet zhvillimore të vendit. Ne në forum e kemi një përshtypje, që sektorët më vital të shoqërisë i kemi lënë anash. Ekonomia shëndetësia dhe arsimi janë sektorë shumë vital e sa herë që nuk e kanë rrugën e trasuar nga shteti, sa herë që shteti nuk kujdeset mjaftë për këta sektorë ato i gjejnë rrugët e veta alternative. Por në këto raste jo pa shumë kolaterale, apo jo pa shumë dëme anësore, që në një moment mund ta ngufasin zhvillimin normal të këtyre sektorëve”, tha ai.
Besa Shahini, analiste e politikave arsimore tha se arsimi në Kosovë gjendet në një krizë të thellë.
E faktorët të cilët kanë ndikuar që ky sektor të arrijë në këtë pikë krize, sipas saj, janë faktori historik, planifikimi i dobët dhe buxheti i ulët.
“Nuk kemi dilemë që arsimi në Kosovë është në një krizë të thellë. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet që është kriza më e madhe që arsimi në Kosovë ka pasur prej që është themeluar sistemi arsimor, diku pas Luftës së Dytë Botërore. Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OSCD përmes analizës që e ka bërë të raportit të studimit PISA, ku i kanë testuar nxënësit 15 vjeçar, diku në mbi 70 vende të botës për aftësitë e tyre bazike në lexim, kuptueshmëri matematikë dhe shkencë ka nxjerr Kosovën shumë keq. Rreth 80 për qind të 15 vjeçarëve në Kosovë janë analfabet funksional, që i bien që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, por nuk e kuptojnë mirë tekstet që i lexojnë dhe i shkruajnë….Në 10 vitet e fundit është trefishuar numri i studentëve. Është rrit jashtëzakonisht shumë numri i universiteteve publike edhe është vendos një stres i madh mbi mësimdhënësit dhe profesorët që janë të cilësisë së mirë të cilët duhet të japin mësim në shumë universitete dhe janë në punë një numër i madh i mësimdhënësve pa përvojë, që si rezultat e ka zbrit jashtë mase cilësinë e arsimit të lartë. Kemi inflacion diplomash, por jo domosdoshmërish cilësi të njerëzve që kanë kryer këto universitete”, tha ajo.
Ndërkaq Alban Hashani nga instituti “Riinvest”, i cili foli për gjendjen në ekonomi tha se edhe ky sektor përballet me probleme të mëdha.
Sipas tij, situata ekonomike në Kosovë, vazhdon të ketë shpërpjesëtime të mëdha, e cila reflektohet në papunësi të lartë dhe deficit të lartë tregtar.
E sa i përket shëndetësisë Hashani tha se ky sektor ka nevojë për një terapi urgjente.
Sipas tij, mungesa e trajtimit serioz të këtij sektori, ka bërë që sektori në fjalë të jetë në nivele të papranueshme. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Shqipëri 95 mijë diabetikë, rriten me shpejtësi shifrat me këtë sëmundje
Shpend Ahmeti ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me administratën e re amerikane nuk do të ndalet.
Bytyqi: Është e tmerrshme që borxhi publik të arrijë në 70.8 për qind, më i larti në histori
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë