LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani

Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani

Ish – futbollisti i Besës së Pejës, Ilir Nallbani, i cili për dy stinorë kishte qenë pjesë e ekipit pejan, në cilësinë e ndihmëstrajnerit, ka shkuar një hap më tutje në angazhimin e tij.

Nallbani është bërë pjesë e shkollës së futbollit për grupmosha të reja “Arena Sport”, në qytetin e tij të lindjes.

Ai përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar se sot ka filluar stërvitja e parë me gjeneratat U-7, U-9 dhe U-11.


Fëmijët vetëm kanë filluar regjistrimin

“Falënderoj të gjithë prindërit për respektin dhe besimin e treguar. Ju dëshiroj suksese në vazhdimësi me punën që do të bëjmë së bashku”, ka shkruar Nallbani.

Ai do të drejtojë ekipin e trajnerëve në këtë shkollë të futbollit, e cila i plotëson të gjitha nevojat për talentët e futbollit në këtë pjesë të Kosovës.

Ndryshe,  Nallbani ka luajtur edhe jashtë Kosovës, me skuadrat shqiptare si Elbasani e Vllaznia e Shkodrës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Hungari.

34-vjeçari në Kosovë, përveç fanellës së Besës së Pejës, ka bartur edhe atë të Lirisë dhe Trepçës ’89./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori