LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 2215 ndërmarrje të reja

Regjistrohen 2215 ndërmarrje të reja

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 gjithsej janë regjistruar 2.215 ndërmarrje, ose 0.98 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak të këtij viti, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Po ashtu, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 10.5%.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 529 ndërmarrje të regjistruara 23.9%, bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 245 ndërmarrje të regjistruara 11.1%, prodhimi me 225 ndërmarrje të regjistruara 10.2%, akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 208 ndërmarrje të regjistruara 9.4%, ndërtimtaria me 188 ndërmarrje të regjistruara 8.5%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 186 ndërmarrje të regjistruara 8.4%, aktivitete të shërbimeve të tjera 7.2%, ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.


Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 përbën 2.147 ndërmarrje ose 96.9% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 49 ndërmarrje të regjistruara ose 2.2%, me 10 deri në 19 të punësuar me 12 ndërmarrje 0.5%, 20 deri 249 të punësuar me 6 ndërmarrje 0.3%, ndërsa në kategorinë 250+ të punësuar është vetëm një ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Në nivel të komunave, prin Prishtina me 668 ndërmarrje të regjistruara ose 30.2%, Ferizaj me 188 ndërmarrje ose 8.5%, Prizreni me 177 ndërmarrje ose 8.0%, Peja me 114 ndërmarrje 5.1%, Gjilani me 100 ndërmarrje ose 4.5%, Gjakova me 75 ndërmarrje të regjistruara ose 3.4%, ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori