LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Asnjë parti nuk do të dalë fituese nga debati për demarkacionin (Video)

Haliti: Asnjë parti nuk do të dalë fituese nga debati për demarkacionin (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, duke folur për çështjen e demarkacionit, ka theksuar se ndonëse ai ka një qëndrim krejtësisht personal rreth kësaj teme, ballafaqimi në mes kampeve politike për këtë temë, nuk do ta nxjerrë një fitues.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se përballë e kanë një marrëveshje të nënshkruar të Kosovës me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.

Në anën tjetër, sipas Halitit, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, dhe ne po themi se jemi miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe perëndimit, andaj kundërshtimi i marrëveshjes nënkupton një mospajtim me një anëtar të kësaj organizate.


“Nëse jemi miq dhe pretendojmë të jemi të tillë më këto mekanizma, duhet pasur kujdes në deklarime, sepse në politikë nuk i marrim parasysh shumë faktorë që veprojnë brenda dhe jashtë nesh. Ne sot mund të bëjmë deklarime që nesër mund të jenë boshe dhe shterpe dhe që nuk na qesin asgjë në dritë. Ne kemi pasur një debat për demarkacionin, që për pak sa nuk prodhoi luftë qytetare dhe kemi pasur përplasje shumë të madhe politike. Janë disa çështje për të cilat duhet të vendosen mbi bazën e një racionaliteti politik, duke respektuar interesat e Kosovës dhe regjionit. Nuk mund ta insistosh në diçka që nuk mund ta realizosh”, ka shtuar Haliti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori