Sa u përket vjedhjeve të rënda në automjete, në nëntë muajt e fundit kanë ndodhur 1302 vjedhje të rënda, prej të cilave 265 janë zbardhur dhe janë denoncuar 79 persona. Në të njëjtën kohë, në përputhje me të dhënat që disponon Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, si target objekte të vjedhjeve janë veturat e lëna në parking dhe në të cilat automjete në vende të dukshme janë lënë gjësende me vlerë
Shumë qytetarë të Tetovës ankohen se automjetet e tyre nuk janë të sigurta kur qëndrojnë në Shkup. Rastet e thyerjes së dritareve të automjeteve, dëmtimi i gomave dhe në raste tjera edhe vjedhje të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Rasti i fundit ishte para një jave kur dy automjete me targa të Tetovës, janë demoluar në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se këto vepra penale kanë të bëjnë me padi private nga të dëmtuarit. Madje, policia thotë se nuk kanë statistikë të këtillë, se sa automjete me targa të huaja dëmtohen në kryeqytet.
“Në lidhje me veprat penale vjedhje” dhe vjedhje të rënda, megjithëse kjo nuk është parashikuar në përputhje me udhëzimet e lartpërmendura, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, në mënyrë shtesë përpunohen veprat penale, ku objekt të vjedhjeve janë automjetet për të cilat ju japim të dhënat e mëposhtme. Në vitin 2015, në automjete janë kryer 136 vepra penale vjedhje, nga të cilat 15 janë zbardhur dhe kemi të bëjmë me 13 perona të denoncuar. Në po këtë vit, po ashtu në automjete janë kryer gjithsej 1305 vepra penale vjedhje të rënda, prej të cilave 129 janë zbardhur dhe janë denoncuar 101 persona. Në vitin 2016 janë kryer gjithsej 152 vepra penale, gjegjësisht vjedhje prej të cilave 24 janë zbardhur dhe janë denoncuar 24 persona. Po ashtu në këtë vit, në përgjithësi kemi pasur të bëjmë me 1586 vepra penale vjedhje të rënda, nga të cilat 183 prej tyre janë zbardhur dhe janë denoncuar 102 persona”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Sipas MPB-së, në nëntë muajt e parë të vitit 2017, janë kryer 148 vepra penale vjedhje në automjete, prej të cilave 15 janë zbardhur dhe janë denoncuar 18 persona.
“Ndërsa sa u përket vjedhjeve të rënda në automjete, në këto nëntë muajt e fundit kemi pasur të bëjmë me 1302 vjedhje të rënda, prej të cilave 265 janë zbardhur dhe janë denoncuar 79 persona. Në të njëjtën kohë, në përputhje me të dhënat që disponon Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, si target objekte të vjedhjeve janë veturat e lëna në parking dhe në të cilat automjete në vende të dukshme janë lënë gjësende me vlerë”, thonë nga Shërbimi për informim në MPB. Më tej, nga ky dikaster njoftojnë se në lidhje me këtë, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë muajt shkurt të vitit 2017 filloi me implementimin e aktiviteteve që ndërlidhen me projektin “Mos leni gjësende me vlerë në automjetin tuaj”, e cila kampanjë realizohet edhe me mbështetjen e qeverive lokale, si dhe me ndërmarrjet publike të parkingjeve të qytetit, qëllimi i këtij projekti i kësaj kampanje është siguruar e përgjithshme e qytetarëve dhe pronës së tyre, gjegjësisht ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve preventive për ngritjen e vetëdijes te qytetarët si dhe ndarjen e përgjegjësisë në drejtim të parandalimit të vjedhjeve si dhe vjedhjeve të rënda në automjete.
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në kontinuitet i analizon dhe me plan vepron në lidhje me paraqitjen e fenomenit të vjedhjes që paraqet vepër penale ku objekt i këtyre vjedhjeve janë automjetet. Ndërkaq, rastet e këtilla me targa të qyteteve të tjera regjistrohen edhe gjatë ndeshjeve kur ekipet tetovare zhvillojnë ndeshje në stadiumet në Shkup, dhe këta janë target të grupeve të huliganëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!