LAJMI I FUNDIT:

I riu në Llaushë vdiq derisa po punonte katër metra nën tokë

I riu në Llaushë vdiq derisa po punonte katër metra nën tokë

Një i ri rreth moshës 25 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skenderajt.

Klan Kosova merr vesh se kur dheu ka rrëshqitur, tashmë i ndjeri ishte duke punuar në vendosjen e rrjetit të kanalizimit dhe gjendej katër metra nën tokë, dhe si pasojë, dheu e ka zënë nën tokë.


Mbikqyrësi i punimeve ka deklaruar për Klan Kosovën se bashkë me të riun ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët kishin dalë mbi sipërfaqe të tokës për t’i marrë gypat, derisa pikërisht në atë moment kishte rrëshqitur edhe dheu.

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga zjarrfikësit derisa më pas është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.