LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim për personin që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Bechtel Enca

30 ditë paraburgim për personin që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Bechtel Enca
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgimit 24 vjeqarit, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e Tafil Tafallarit, të premten derisa ishte duke punuar në kompaninë Bechtel Enca.

Avokati i të dyshuarit Ramiz Krasniqi tha për KosovaPress se klientit të tij I janë caktuar 30 ditë paraburgim.

Sipas tij ai dyshohet se të premten derisa ngiste një kamion me ujë ka goditur për vdekje punëtorin e Bechtel Enca derisa ishte duke punuar në Kovaçec, fshat ky i komunës së Kaçanikut.


KosovaPress mëson se i dyshuari është nga fshati Bakshi të komunës së Obiliqit.