LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un viziton fabrikën e produkteve kozmetike, në fokus ishin motra dhe gruaja e tij (Video)

Kim Jong-un viziton fabrikën e produkteve kozmetike, në fokus ishin motra dhe gruaja e tij (Video)

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vizituar fabrikën e prodhimeve kozmetike nën shoqërimin e gruas dhe motrës së tij.

Gjatë vizitës në fabrikë në Pyongyang, Kim Jong-un ka falënderuar prodhuesit, duke thënë se “janë përmbushur kërkesat që çdo femër të duket e bukur”, transmeton Telegrafi.


Por, në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vizite të shumëpërfolur nuk ishte lideri, por motra e tij Kim Yo-jong dhe bashkëshortja Ri Sol-ju.

Kim Yo-Jong dhe Ri Sol-ju konsiderohen si femrat më me ndikim në vendin më të izoluar në botë. Që nga ardhja në pushtet e Kim Jong-un, ato shpesh e përcjellin në takime dhe vizita zyrtare, derisa pasardhëset e tyre rrallëherë janë parë në publik.

Ri, një ish-këngëtare është e njohur për shijen e saj për modën, që ka tre fëmijë me Kim Jong-un. Ndërkaq, motra e liderit të Koresë së Veriut, e cila këto ditë mbush 30 vjet, është anëtare e organit më të rëndësishëm të vendit.

Kim Jong-un dhe Kim Yo-jong janë fëmijët e liderit të ndjerë Kim Jong-il dhe valltares Ko Jong-hui.

Familja Kim udhëheq me Korenë e Veriut që nga viti 1948. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori