LAJMI I FUNDIT:

Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për rishikimin e Buxhetit

Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për rishikimin e Buxhetit

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot me vetëm një votë kundër, votoi amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës.

Komisioni vlerësoi se 20 amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave.

Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku, tha se amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti i dytë për rishikimin e nenit 6, dhe sipas tij, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur gjatë vikendit në Ministrinë e Financave.


“Propozoj të shkojmë amendament për amendament për të parë a janë në vijën që jemi marr vesh, nuk ka nevojë t’i votojmë edhe një herë, sepse i kemi kaluar këto procedura, por veç të shohim se a janë të harmonizuara me ndryshimet e Ministrisë së Financave. Amendamenti i parë sipas raportit ka të bëjë me rishikimin e nenit 4 dhe amendamenti dytë për rishikimin e nenit 6. Atë ditë ne nuk e kemi pasur të mundur t’i votojmë, nenin 4 dhe 6, sepse ka pasur ndryshime në tabela, tashmë këto ndryshime kanë ndodhur”, theksoi Abdixhiku.

Ndërsa, nënkryetarja e parë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërxhonaj, ka shpjeguar për KosovaPress ndryshimet e këtyre dy neneve, 4 dhe 6, si dhe prejardhjen e këtyre mjeteve.

“Në komisionin për Buxhet ne i kemi rikthyer këto mjete dhe ia kemi dhënë mundësinë ministrit që në ndryshimet të cilat mund të ndodhin më tutje të ketë mundësi që këto mjete të shfrytëzohen për barna esenciale dhe për shërime jashtë vendit. Te çështja e projektit(autostradës) për Gjilan është diskutuar shumë në Kuvendin e Kosovës, ne në komision kemi vendos që këto mjete me miratimin e ministrit të Financave, këto mjete të jenë në buxhet, mirëpo procedurat edhe aty nuk janë kryer dhe këto mjete sigurisht se do të shkojnë në suficit në mungesë të kryerjes së procedurave. Këto mjete janë të paraqitura në amendamente, ku janë bërë shkurtimet me disa ndërhyrje aty ku nuk janë realizuar mjetet në mes të programeve, andaj kjo është filozofia e rishikimit të buxhetit për t’u bërë rregullimet e brendshme janë siguruar këto mjete. I pash lëvizjet kryesore kanë ndodhur në Ministrinë e Financave, disa programe që nuk janë realizuar”, theksoi Hadërgjonaj.

Projektligji për Buxhetin i miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, do të futet në rend të ditës edhe një herë nga Kryesia për ta votuar nesër në seancë me proceduara të përshpejtuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori