Agjencioni për Financim në Kosovë ka hapur degën e 20-të me radhë në Viti me qëllim që të jenë sa më afër qytetarëve.
Drejtori Gjeneral i AFK-së në Kosovë, Vahdet Anadolli duke treguar se AFK është prezent në Kosovë qe 20 vjet dhe janë ndër institucionet e para. Ai deklaroi se kanë parë potencialin në Viti, dhe se janë duke u zhvilluar zonat rurale.
Anadolli beson që pushteti lokal që e ka mandatin e dytë në Viti, do të punojë edhe më shumë për mirëqenien e qytetarëve.
“Kemi parë një potencial të mirë në zonën e Vitisë, ku kemi parë që qyteti ka kapacitete me absorvuar kreditë e vogla, çfarë ne japim mikro-kredi. Kemi parë që është e zhvilluar shumë, sidomos në zonat rurale, por gjithashtu e kam vërejtur një gjë që më ka lënë përshtypje që komuna e Pejës nga ne vijmë edhe ku është qendra e AFK-së ka shumë ngjashmëri me komunën e Vitisë”, theksoi Anadolli.
Në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili tha se qyteti ka pasur nevojë për një institucion mikro-financiar siç është AKF. Në sferën e zhvillimit ekonomik, ai shtoi se po krijohen kushte dhe parakushte me zonën ekonomike, e cila do të jetë një risi për zhvillimin ekonomik.
“Agro-kreditë, kreditë e vogla dhe mikro-financat për neve kanë që të nevojshme vërtet, sidomos në sferën e zhvillimit rural, në sferën agrare. Ne pasi që jemi në mjedis rural, mund të themi se në 40 vendbanime, me një potencial të madh bujqësor me sektorë dhe nën sektorë që janë interesant dhe me potenciale zhvilluese, vërtet kemi pasur nevojë për këso lloj institucionesh, ne mendojmë se mund të bashkëpunojmë… ne do të lidhemi kontrata bashkëpunimi me këto institucione dhe me juve, këtë po ua konfirmoi sot në mënyrë që t’iu lehtësojmë dhe mundësojmë gjithë kryefamiljarëve që ekonomitë e vogla të zhvillohet së bashku me zhvillimin rural”, tha Haliti.
Kryetari Haliti në fund tha se qyteti i Vitisë mirëpret edhe filiale të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak