LAJMI I FUNDIT:

Rriten blerjet me lizing për 8.9%

Rriten blerjet me lizing për 8.9%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se Kosova pati performancë të mirë në sektorin financiar.

“Deri në qershor 2017, lizingjet shënuan rritje vjetore prej 8.9 për qind, kundrejt rënies së shënuar në vitin paraprak prej 4.1 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas BQK-së në rritjen e lizingjeve kontribuoi rritja e ‘lizingjeve tjera’ dhe lizingjeve hipotekare, që shënuan rritje vjetore prej 22.6 përkatësisht 4.4 për qind. /Telegrafi/