LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi emocional i Bjordit për Adelën: Faleminderit për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë

Dedikimi emocional i Bjordit për Adelën: Faleminderit për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë

Bjordi Mezini i ka kushtuar një dedikim emocional ish-të dashurës së tij, Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë mëngjesin e të dielës.

Bjordi dhe Adelajda u njohën gjatë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother Albania”, ku edhe nisën historinë e tyre të dashurisë, e cila zgjati edhe pas daljes nga shtëpia e shout televiziv.

Historia e dashurisë së Adelës dhe Bjordit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Historia e dashurisë së Adelës dhe Bjordit (Foto/Video)

Megjithatë, më vonë ata e ndërprenë lidhjen e tyre, për të ndjekur rrugë të ndara. Pas ndarjes nga jeta të Adelajdës, Bjordi i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale.


Adela dhe Bjordi u njohën në Big Brother

“Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për çfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë së bashku e kemi bërë përballë të gjithëve ndaj dhe për këtë arsye përballë të gjithëve më duhet të them se çfarë ndjej”.

“Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot. Adel më vjen shumë inat. Më vjen inat, sepse je personi me i fortë që kam njohur”.

“Linde në një botë shumë të egër Adela, një botë që gjithsesi ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte kë kishte përballë. Kjo botë nuk e dinte që Adela nuk ka frikë nga asgjë, por kësaj radhe nuk kishe se si të fitoje Adel, sepse u luajt jashtë rregullave, dhe ishte e vetmja mënyrë për të të mundur”.

“Faleminderit Zemër, për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë”, ka shkruar mes tjerash Bjordi në Facebook, ndërsa transmeton Telegrafi.

Ata ishin ndarë, mirëpo Bjordi e ruan kujtimin për Adelën

Më poshtë është postimi i plotë i Bjordit:

Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfar ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej.
Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere. Ne kto momente nuk di cfare te mendoj e nga tja nis, koka me mbushet me kujtime dhe syte me lot.
Adel me vjen shume inat. Me vjen inat sepse je personi me I fort qe kam njohur.
Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende.Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.
Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjonuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.
Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.
Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.
Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire.
Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Kalo në kategori