LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Heqja e balotazhit do të dëmtonte partitë e vogla

Tahiri: Heqja e balotazhit do të dëmtonte partitë e vogla

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është deklaruar rreth idesë se heqjes se balotazhit, duke thënë se nëse hiqet balotazhi, atëherë humbin vetëm subjektet në bazë të vogël lokale, të cilat sipas tij do të dobësonin kredibilitetin e kryetrarit.

‘“Në anën tjetër, me balotazh, po kemi shumë kalkulime të subjekteve politike, rëndësia e të cilave po rritet pa arsyeshëm e për rrjedhojë po dobësohet kryetari i drejtpërdrejt’, ka shkruar Tahiri.

E për më keq roli i asamblesë komunale po bëhet sekondar dhe po shndërrohet në forum të ngritjes së dorës”, ka shkruar Tahiri.


Ky është postimi i tij i plotë:

“A duhet të mënjanohet balotazhi!?

Debati rreth asaj se a duhet apo jo të mënjanohet balotazhi duhet të nis në vitin 2018.
Ka dy pozicione:

Në qoftë se largohet balotazhi mund të humb legjimiteti demokratik, dëmtohen subjektet me bazë të vogël lokale e që për rrjedhojë dobësohet kredibiliteti i kryetarit.
Në anën tjetër, me balotazh, po kemi shumë kalkulime të subjeketeve politike, rëndësia e të cilave po rritet pa arsyeshëm e për rrjedhojë po dobësohet kryetari i drejtpërdrejt. E për më keq roli i asamblesë komunale po bëhet sekondar dhe po shëndrrohet në forum të ngritjes së dorës.

Ky debat duhet të mos trajtohet parcialisht, vetëm me ligjin e zgjedhjeve por si proces gjithëpërfshirës i rregullimit të sistemit qeverisës në nivel lokal.

Kjo situatë e bën të patejkaluar fillimin e rishikimit funksional të sistemit qeverisës”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori