LAJMI I FUNDIT:

Demarkacionit nuk po i gjendet zgjidhja

Demarkacionit nuk po i gjendet zgjidhja

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pa pajtimin e palës malazeze. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as Arbitrazhi nuk është zgjidhje.

Ndonëse kanë kaluar dy vjet prejse Marrëveshja e Demarkacionit u nënshkrua mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk po mund të gjendet një zgjidhje. Përkundrazi, së fundmi (pas formimit të Komisionit të Ri për Demarkacionin) kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, kjo marrëveshje mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mirëpo njohësit e çështjeve politike dhe evropiane konsiderojnë se Arbitrazhi nuk është zgjidhja e duhur për Demarkacionin, kjo meqë Arbitrazhi mund të mos sjellë zgjidhje për vite të tëra.


Ata me këtë rast kanë bërë thirrje që Kosova ta gjejë një zgjidhje me Malin e Zi, porse janë shprehur skeptikë nëse versioni aktual mund të ndryshohet.

Nga ana tjetër, përderisa Mali i Zi vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta rinegociojë këtë marrëveshje, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Demarkacioni të ratifikohet sa më parë, në mënyrë që të hapet rruga drejt liberalizimit.

Drejtues të Komisionit të Ri për Demarkacionin kanë bërë të ditur se janë duke zhvilluar punë intensive dhe se kanë gjetur elemente të reja, të cilat nuk janë përmendur nga asnjë komision deri më tash. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori