LAJMI I FUNDIT:

Brenda gjashtë muajve, Mercedes sjellë një edicion të limituar nga linja AMG (Foto)

Brenda gjashtë muajve, Mercedes sjellë një edicion të limituar nga linja AMG (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes, i ka lënë në hije modelet e reja AMG S-Class dhe kabriolet, pasi tërë vëmendja shkoi te hipermakina Project One.

Mirëpo, kompania i është kthyer sërish makinave komerciale, duke prezantuar kupenë S63 që do të punohet nga linja AMG, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë që do të lansohet brenda gjashtë muajsh, është edicion i limituar në vetëm 70 njësi.


Pamja saj e jashtme është shumë më e egër se e paraardhëseve, teksa janë bërë ndryshime të mëdha në sistemin e qarkullimit.

Vetura që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.4-sekonda, do të kushtojë jo më pas se 203 mijë euro. /Telegrafi/