LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita e KB-së në Shkup, Qeveria premton përmbushjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrushëm

Shënohet dita e KB-së në Shkup, Qeveria premton përmbushjen  e qëllimeve për zhvillim të qëndrushëm

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara, e cila iu përkushtua nismës për rritje të vetëdijes publike për realizim të 17 qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të miratuar nga ana e liderëve botëror në vitin 2015, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për informim.

“Askush të mos anashkalohet” ishte motoja e solemnitetit të sotëm që u mbajt në Shkup, në të cilin në pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të agjencive të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të Qeveris së Republikës së Maqedonsië, korit diplomatik dhe të organizatave civile, me fjalime rasti u drejtuan koordinatorja e përhershme e KB-së në Maqedoni, Louisa Vinton, Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev.

Zaev në fjalim theksoi se nga “zvogëlimi i varfërisë”, e deri te “puna dinjitoze” dhe “energjia e arritshme dhe e pastër”, secili nga 17 qëllimet paraqet sfidë për gjithë botën dhe për realizimin e tyre nevojitet bashkëpunim nga ana e të gjithë qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediat dhe qytetarët.


“Së bashku me të gjithë vendet e tjera, jemi të përkushtuar në implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë nuk ekziston obligim njerëzor, i cili është shumë më i fuqishëm nga ai ligjor”, theksoi kryeministri.

Përfaqësuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni tha se esenca e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm është pasqyruar në fjalinë “Askush nuk do të anashkalohet”.

“Ky është parimi ynë udhëheqës në gjithçka që bëjmë. Më vjen mirë që programi reformues i Qeverisë është bazuar mbi të njëjtin parim. Në këtë Ditë të Kombeve të Bashkuara e ftojmë secilin individ që të zgjedhë qëllimin e tij dhe së bashku të punojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Vinton./Telegrafi/