LAJMI I FUNDIT:

Mësoni shkakun pse Koreja e Veriut urren SHBA-të (Video)

Mësoni shkakun pse Koreja e Veriut urren SHBA-të (Video)

Regjimi i Koresë së Veriut i mëson qytetarët e saj të urrejnë Shtetet e Bashkuara. Por pse?

Gjithçka filloi me luftën që Shtetet e Bashkuara pothuajse e kanë harruar. Pas Luftës së Dytë Botërore, dy superfuqitë ndanë Gadishullin Korean deri në vijën kufitare të njohur si “paralelja 38”, transmeton Telegrafi.

Bashkimi Sovjetik kishin okupuar pjesën Veriore, derisa Shtetet e Bashkuara atë Jugore. Si rezultat i kësaj u krijuan dy shtete të ndara. Republika e Koresë së Jugut apo Koreja Jugut dhe Republika Demokratike Popullore e Koresë apo Koreja e Veriut.


Shumica e historianëve thonë se Veriu kishte pushtuar Jugun në qershor të vitit 1950, kur edhe filloi lufta në Kore. Veriut u thotë qytetarëve të saj se Shtetet e Bashkuara në fakt kanë filluar luftën.

Gjatë tre viteve të ardhshme rreth një milion banorë të Koresë së Veriut humbën jetën në betejat e ashpra, përfshirë këtu edhe 600 mijë civilë.

Në vitin 1953 i erdhi fundi kësaj lufte të përgjakshme, por teknikisht lufta edhe sot e kësaj dite vazhdon, pasi që asnjë marrëveshje paqeje nuk është nënshkruar kurrë. Fakt ky që Koreja e Veriut kurrë nuk guxon ta harroj.

Që nga ajo kohë, themeluesi i shtetit, presidenti Kim Il Sung, djali i tij gjenerali Kim Jong Il si dhe nipi i tij marshalli Kim Jong-un, e instaluan në vend retoriken anti-SHBA. Ata madje fajësojnë Shtetet e Bashkuara për sanksionet që i kanë shkaktuar probleme ekonomike këtij vendi.

Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara si kërcënim të përhershëm, ky fakti i ndihmoi Kimit në unifikimin e forcave të tyre duke e shndërruar shtetin në një regjim komunist.

Situata e tensionuar së fundmi misi Washingtonit dhe Pyongyang, vetëm sa ndihmuan në promovimin e asaj se çfarë ndjen Koreja e Veriut për SHBA-të.

Ky vend mban qytetarët e fokusuar vetëm tek armiku jashtë territorit të vendit dhe vazhdimisht promovon zero tolerancë ndaj atyre që kthehen kundër regjimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Evropa
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Azia
Kalo në kategori