LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon se cilat ishin kërkesat e tij në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence (Video)

Thaçi tregon se cilat ishin kërkesat e tij në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati udhëtuar ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi tregoi se cilat ishin kërkesat konkrete të tij për administratën amerikane dhe çfarë përgjigje mori nga Pence.

“Raportet e Kosovës me SHBA-në do të mbesin përgjithmonë speciale. Raporte të respektit reciprok, por edhe falënderuese të shqiptarëve për SHBA”, tha presidenti Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova.


“Jam takuar edhe me ish-zëvendëspresidentin Joe Biden, por natyrisht se vizita ime ka qenë zyrtare tek zëvendëspresidenti Mike Pence”.

“Administrata e SHBA-ve është e fokusuar për Kosovën dhe paqen e stabilitetin në rajonin tonë, por edhe fuqizimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

“Fokusimi i administratës së re Trump është i tillë dhe këtë ma konfirmoi edhe Pence në takimin tonë në Shtëpinë e Bardhë. SHBA do të ketë një përfshirje më dinamike dhe të drejtpërdrejtë në dialogun në Bruksel. Pence konfirmoi angazhim më aktiv, më konkret dhe pjesëmarrje të administratës së re dhe angazhimin e tij personal dhe natyrisht edhe mekanizmave të tjerë”.

“Tani kemi siguri më të madhe për dialog, sepse kur SHBA-të janë prezente atëherë ne kemi sukses, prandaj nuk kanë qenë të rastësishme kërkesat e mia për pjesëmarrje konkrete në dialog”.

“Kjo pjesëmarrje e fuqizon dialogun dhe implementimin e marrëveshjeve. Tema e dytë ka qenë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, diçka që e theksoi edhe Pence”, tha presidenti, raporton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori