LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Sistemi bankar stabil, rritje e depozitave në denarë

BPRM: Sistemi bankar stabil, rritje e depozitave në denarë

Likuiditeti i sektorit bankar në tremujorin e dytë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm. Akti i përgjithshëm është rritur për 0,6 për qind, ndërsa depozitet minimalisht janë rritur në bazë tremujore, informojnë nga Banka popullore e Republikës së Maqedonisë.

Është vërejtur rritje më e shpejtë e depozitave në denarë në krahasim me depozitat devizore të amvisërive që është sinjal për kthim gradual të besimit dhe ripërtëritje të procesit të denarizimit të depozitave, i cili pothuajse ndaloi në tremujorin e dytë vitin e kaluar nën ndikim të ngjarjeve politike vendore.

Në kumtesën e sotme nga Këshilli i Bankës popullore theksohet se cilësia e portofolit kreditor shënon përkeqësim të butë në këtë tremujor. Kreditë e përgjithshme jofunksionale të sistemit bankar janë rritur për 8,1 për qind. Rritja e pjesëmarrjes së kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme është përqendruar tek portofoli koorporues kreditor, ku pjesëmarrja është rritur deri në nivelin prej 10,6 për qind, ndërsa pjesëmarrja e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme të amvisërive është në nivel të njëjtë prej 2,5 për qind. Nga BPRM theksojnë se në pesë tremujorët e fundit vërehet rritje e vazhdueshme e kredive jofunksionale.


Sistemi bankar në tremujorin e dytë ka realizuar nivel të lartë të stabilitetit me tendencë të rritjes. Bankat kanë shfrytëzuar një pjesë të mjeteve likuide për aktivitet më të përforcuar kreditor, kështu që kreditë e subjekteve jofinanciare shënojnë rritje prej 2,2 për qind si rezultat i kredive afatgjate të miratuara të amvisërive.

Treguesit për përfitimin dhe efikasitetin e sistemit bankar shënojnë përmirësim të mëtutjeshëm dhe janë në nivel solid. Megjithatë, përfitimi i sistemit bankar në vitin vijues e ngadalëson rritjen në krahasim me periudhën e njëjtë prej vitit 2016, theksojnë nga Banka Popullore dhe shtojnë se bankat edhe më tej dërgojnë shkallë të larta të kthimit të kapitalit mesatar dhe të aktivit mesatar prej 12,7 në 1,4 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori