LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi katalonas i dërgon letër qeverisë spanjolle

Udhëheqësi katalonas i dërgon letër qeverisë spanjolle

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, thotë se qeveria spanjolle ka për ta keqësuar krizën politike lidhur me përpjekjet e këtij rajoni për pavarësi, në se ligjvënësit vazhdojnë të kërcënojnë se do ta anulojnë autonominë që ajo gëzon aktualisht.

Në një letër dërguar sot Senatit, Puigdemont thotë se hapat e propozuar shkojnë përtej masave të arsyeshme dhe ato sjellin “pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme” tek populli i Katalonjës.


“Me qëllim që të zgjidhë atë që qeveria e cilëson një situatë serioze të jashtëzakonshme, do të krijohet një situatë edhe më serioze dhe e jashtëzakonshme, duke marrë kontrollin politik të Katalonjës”, tha Puigdemont.

Senati pritet ta miratojë sundimin e drejtpërdrejtë për Katalonjën gjatë një seance që mbahet të premten.

Qeveria rajonale e Katalonjës njoftoi se udhëheqësi i saj Puigdemont do bëjë një njoftim sot, por pa dhënë hollësi.

Thuhet se ai mund të deklarojë zyrtarisht pavarësinë, bazuar tek referendumi i 1 tetorit, ose të shpallë zgjedhje të menjëhershme për qeverinë rajonale.

Prej disa javësh situata në Spanjë ka qenë e tensionuar, ngaqë të dyja palët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime. Ekspertët thonë se asnjëra nga palët nuk është e gatshme të angazhohet në një dialog të vërtetë. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori