LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë burra dhe të gjithë mbi 60 vjeç: Njihuni me shtatë drejtuesit e rinj të Kinës (Foto)

Të gjithë burra dhe të gjithë mbi 60 vjeç: Njihuni me shtatë drejtuesit e rinj të Kinës (Foto)

Partia Komuniste e Kinës njoftoi publikisht Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, një grup i fuqishëm prej shtatë drejtuesish, të cilët do të jenë në krye të ekonomisë së dytë më të madhe në botë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pesë nga shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm janë të rinj në skenën politike, ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping dhe kryeministri, Li Keqiang i përkasin rrethit politik më me influencë në vend.

Përveç rizgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping-u gjithashtu ka ruajtur postin e kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak.


Duke pranuar mandatet e reja në këto poste edhe për pesë vjetët e ardhshëm, lideri 64-vjeçar u shpreh se ndihet i inkurajuar nga mbështetja e Partisë: “Unë u rizgjodha Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së. Unë e shoh këtë jo vetëm si miratim të punës sime, por edhe si një nxitje”.

Më poshtë vijon lista e drejtuesve më të fuqishëm në Kinë (sipas pushtetit që kanë në parti) të cilët do të sundojnë 1.4 miliardë njerëz për pesë vitet e ardhshme, përcjell Tirana Observer.

Detaji më interesant shkruan CNN është se të gjithë janë burra dhe të gjithë janë mbi moshën 60-vjeçare.

Xi Jinping, 64 vjeç, ka konfirmuar mandatin e tij të dytë si lideri i Partisë Komuniste dhe presidenti i vendit.

Gjatë pesë viteve të para në detyrë, ai arriti të rriste nivelin e pushtetit dhe të vlerësimit në atë të liderit themelues të Kinës Komuniste, Mao Ce Dunit.

Ambicia më e madhe e Xi-së është të ndërtojë Kinën si një superfuqi globale, megjithëse ai është kritikuar për moszbatimin e reformave të nevojshme ekonomike dhe masat e ashpra ndaj lirive civile.

Li Keqiang, 62 vjeç, është kreu i qeverisë dhe përgjegjës për ekonominë e Kinës.

Gjatë mandatit të tij të parë, aleati i ish-presidentit, Hu Jintao humbi disa nga kompetencat e tij , të cilat i kaluan Xi-së duke e vendosur atë në krye të komiteteve ekonomike të nivelit të lartë.

Li Zhanshu, 67 vjeç, është aleati më i besueshëm i Xi-së në Komitetin e përhershëm të Byrosë Politike.

Ish-shefi i stafit të Xi-së, Li mund të kryesojë parlamentin e vendit, Kongresin Popullor Kombëtar.

Wang Yang, 62 vjeç, ish-zëvendëskryeministri i njohur për mbështetjen e reformave ekonomike.

Ai është i vetmi anëtar i ri i Komitetit të përhershëm të Byrosë Politike, i cili nuk është pjesë e të afërmve të Xi-së.

Të dy, Wang dhe Li Keqiang i përkasin fraksionit të Partisë së Lidhjes Rinore Komuniste.

Wang Huning, 62 vjeç, është teoricieni kryesor i partisë.

Ai ka shërbyer si këshilltar i tre presidentëve dhe ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Xi-në.

Ai besohet të jetë përgjegjës për propagandën, ideologjinë dhe organizimin e partisë.

Zhao Leji, 60 vjeç, është kreu i ri i Komisionit Kundër Korrupsionit, i cili më parë ka drejtuar departamentin e organizimit të partisë përgjegjës për çështjet e personelit.

Gjithashtu, ai ka punuar si sekretar i Partisë së Shaanxi, vendi i origjinës së XI-së.

Han Zheng, 63 vjeç, ish- sekretari i Partisë në Shangai dhe ish-kryebashkiaku i qytetit.

Ai është pjesë e klikës së Shangait dhe ka premtuar se do të jetë besnik ndaj Xi-së.

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori