Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë.
Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministrit dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.
“Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.
Ditën e djeshme pas seancës plenare, ku shumica në pushtet votoi, kundër kërkesës për heqjen e imunitetit parlamentar për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me veprimtarinë e një organizate trafikimi të drogës shqiptaro-italiane, kryeministri i tha gazetarëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë fjalë fyese dhe ofenduese.
“Turp për të gjithë ju dhe ata që janë si ju, të cilët ende nuk e keni kuptuar se ç’është kjo dhe vazhdojnë t’i torturojnë njerëzit me këto pyetje të pakuptimta. Pyetjet tuaja dalin nga injoranca, ju jeni aq injorantë, për të ardhur keq. Këto janë pyetje të mjerueshme, ju transmetoni si tela bakri, që nuk kupton asgjë. Ju më vendosni në një pozitë idioteske me pyetjet tuaja, si mund ta kuptoni kur nuk lexoni”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja