LAJMI I FUNDIT:

Hapësirën e papastër të furgonit, e shfrytëzon për të krijuar ilustrime të ndryshme (Foto)

Hapësirën e papastër të furgonit, e shfrytëzon për të krijuar ilustrime të ndryshme (Foto)

Ricky Minns nga Swansea e Anglisë, realizon ilustrime të ndryshme në hapësirën e papastër të furgonit, me të cilin shpërndanë lule.

Fillimisht, 42-vjeçari kishte vizatuar peizazhe dhe lule, ndërsa më vonë u bë më kreativ duke u fokusuar në personazhe të shquara, transmeton Telegrafi.


“Më laj”, ishte shënimi që e gjente gjithmonë në makinë, si dhe shumë fjalë të ndyta të cilat i fshinte për të mos i parë fëmijët.

Tashmë të gjithë e njohin atë dhe presin se cili është punimi i radhës, të cilin e kryen vetëm me gishta.

Prej Nënës Terezë, deri te politikanë dhe këngëtarë të famshëm, janë disa nga figurat që ka zgjedhur ai për ti vizatuar. /Telegrafi/