LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të kthehet në proces për pajtim dhe miqësi

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të kthehet në proces për pajtim dhe miqësi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të EEAS-së, Helga Schmid, me të cilën bisedoi për të arriturat e fundit të Kosovës, për reformat e vazhdueshme në Kosovë dhe konfirmimin e perspektivës europiane të Kosovës.

“Zgjedhjet e suksesshme komunale dhe betimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo-shumicë janë hapat më të fundit të mëdhenj të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.

“Po vazhdojmë me sukses reformat në politikë, sundim të ligjit e ekonomi, që sa më shpejt të lëvizim, me hapa konkretë, drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Presidenti.


Duke folur për Kosovën në rajon, Presidenti u shpreh se Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë dhe shtoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtim në mes dy shteteve.

“Dialogu duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndër-fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, vijoi ai.

Sekretarja e Përgjithshme Schmid u shpreh se BE mbetet e përkushtuar për pranimin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj dhe ftoi që të intensifikohen përpjekjet për reforma në të gjithë sektorët.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet shteti më pro-evropian në rajon dhe mirëpret çdo afrim me BE-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori