LAJMI I FUNDIT:

Ivanov në forumin “Crans Montana” në Bruksel

Ivanov në forumin “Crans Montana” në Bruksel

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në suaza të vizitës së tij dy ditore në Belgjikë, do të merr pjesë në forumin “Crans Montana” në Bruksel, ku do të ketë edhe fjalim.

Është paraparë që pasdite Ivanov të takohet me Didier Reinders, zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i shteti dje në suaza të vizitës në Bruksel pati takim me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku i kërkoi impuls të ri dhe dërgim të porosive pozitive në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë në BE.


Në fokus të bisedimeve me Tusk ka qenë edhe ardhmëria evropiane e Maqedonisë dhe gjithë ajo që e bën vendi që përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave, por edhe për gjendjen në rajon dhe në BE./Telegrafi/