LAJMI I FUNDIT:

Tirana i shkakton humbjen e dytë Bashkimit në Ligën Ballkanike (Foto/Video)

Tirana i shkakton humbjen e dytë Bashkimit në Ligën Ballkanike (Foto/Video)

Tirana ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike. 

Bardhekaltërit triumfuan para shikuesve të vetë në pallatin “Asllan Rusi” kundër Bashkimit me rezultat 74-69.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të vendasve në saje të një loje mjaft të bukur të treguar në çerekun e dytë.


Basketbollistët e Bashkimit gjatë nxehjes para duelit me Tiranën

Tiranasit kanë përfunduar periudhën e parë të takimit me një pikë epërsi, përkatësisht 21:20.

Dhjetë minutshi i dytë i takoi plotësisht vendasve të cilët treguan lojë më të bukur në fazën e sulmit dhe një mbrojtje të çeliktë, e cila i solli edhe epërsinë me rezultat 41:33.

Por, në periudhën e tretë mysafirët u këndellën paksa dhe arritën të zvogëlojnë avantazhin e vendasve dhe kësisoj, Tirana e përmbylli këtë çerek me 58:55.

Basketbollistët e Tiranë gjatë nxehjes para duelit me Bashkimin

Në dhjetë minutshin e fundit më të mirë u treguan vendasit, të cilët nuk lejuan që fitorja t’iu ik prej duarve dhe kështu fituan me rezultat 74-69.

Ish-basketbollisti i Bashkimit, Endrit Hysenagolli ishte lojtari më efikas në ndeshje me 27 pikë dhe nëntë asistime ndërsa te “Arpagjik’t” u dallua amerikani Adrian Motley me 22 pikë.

Pas kësaj, Tirana ka bilanc prej dy humbjeve dhe një fitore ndërsa prizrenasit kanë dy humbje dhe asnjë fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori