Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare dhe luftës së patundur të një diplomati amerikan.
Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nënvizon se një diplomat amerikan kërkon të dekriminalizojë drejtësinë në Shqipëri. Fjala është në artikullin e medias gjermane për diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu.
“Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë kriminalitetit të organizuar, kërkoi Lu…pas kësaj diplomati u bë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë”.
Gazeta gjermane shkruan se Shqipëria është kthyer në vitet e fundit në prodhuesin më të madh të drogës në Europë dhe se baronët e drogës fitojnë miliarda.
“Me këto para ata munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë”,- shkruan Süddeutsche Zeitung.
Pas mandatit të dytë, kryeministri shqiptar, Edi Rama premton se do të fitojë luftën kundër kanabisit. Por Süddeutsche Zeitung nënvizon se “për ambasadorin amerikan këto tingëllojnë si fraza boshe.
Nga java e kaluar ndodhet nën presion ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për shkak të lidhjeve të dyshuara me bandën e drogës, që u ndoq me vite nga policia italiane. Socialistët në qeveri refuzojnë heqjen e imunitetit të tij”.
Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe bosëve të drogës janë kthyer në një detyrë të rëndësishme për ambasadorin amerikan, Lu, shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” duke theksuar se ai flet shumë hapur në gjuhën shqipe që e flet rrjedhshëm.
Në një takim me gjykatësit ambasadori Lu është shprehur. “Nëse mbani një orë dore më të shtrenjtë se automjeti im i punës je i korruptuar. Në takimin tjetër gjykatësit erdhën pa aksesorët luksozë”. /Süddeutsche Zeitung/DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?