Ngacmimet seksuale janë të shpeshta, si në rrugë, si në shkollë, por edhe në vend të punës.
Një anketim i publikuar për prestigjiozen ‘The Telegraph’ tregon se një në pesë gra kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale në vend të punës, transmeton Telegrafi.
Prandaj, duke marrë parasysh se kjo çështje është serioze dhe duhet adresuar menjëherë nga të gjithë, ekspertët kanë japë disa këshilla se si duhen raportuar dhe parandaluar ngacmimet seksuale në vend të punës:
Kuptojeni çka është ngacmimi seksual
Kampanja “MeToo” ka zbuluar se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë të qartë se çfarë në të vërtetë është ngacmimi seksual. Gjatë bisedimeve të ndryshme, shumë gra e kanë kuptuar se në fakt qysh moti kishin qenë viktima të ngacmimeve të tilla.
Prandaj, ekspertët sugjerojnë që ta familjarizoni vetveten në detaje me atë çfarë është ngacmim seksual. Abuzimet e dhunshme duhet të raportohen në polici!
Mbani shënime çfarë po ndodhë
Personat të cilët vuajnë nga ngacmimet apo ‘bulizmi’ në vend të punës duhet të mbajnë shënime me incidentet. Nga komentet e vogla e deri te abuzimet e ndryshme, një ditar me shënime të tilla mund t’ju ndihmojë ta keni një pamje të qartë se çfarë në të vërtet po ndodh dhe mund t’ju ndihmojë me çfarëdo veprimi formal që e ndërmerrni.
Kësisoj, nëse ngacmimet eskalojnë apo ka abuzim fizik, kontaktojeni policinë!
Flisni me dikë që i besoni
“Shumica e grave dhe vajzave nuk flasin me askënd për ngacmimet seksuale”, thotë Scarlet Harris, eksperte e ngacmimeve seksuale.
Ndër hapat më të rëndësishëm është që të flisni me dikë të cilit i besoni nëse jeni viktimë e ngacmimeve seksuale.
Harris sugjeron se fillimisht duhet të kontaktoni me ndonjë shok/shoqe para se të merrni veprime formale.
Raportoni ngacmimet seksuale formalisht
Nëse punoni në një organizatë të madhe, atëherë duhet t’i ndiqni udhëzimet e kompanisë për raportimin e sjelljeve të tilla. Këtë mund ta bëni me ndihmën e menaxherit apo me zyrtarin e burimeve njerëzore.
KËSHILLË PËR PUNËDHËNËSIT: EDUKOJENI STAFIN
Shumica e punëdhënësve kanë politika dhe udhëzime rreth ngacmimeve seksuale, por ato mund të mos jenë të qasshme për punëtorët, dhe menaxhmenti mund të mos ketë mbajtur ndonjë trajnim formal.
Ekspertët rekomandojnë që punëdhënësit të jenë më strikt sa i përket rregullave të ngacmimeve seksuale dhe të punojnë më shumë në parandalimin e ngacmimeve seksuale brenda vendit të punës sesa në dënimin e akteve të tilla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse partneri juaj nuk i bën këto gjashtë gjëra, ai nuk ju do vërtet
I fejuari i propozoi me një unazë hyjnore - vetëm kur u martua me të, mësoi të vërtetën mizore
Sikurse Dua Lipa, këto teknika të ndihmojnë të krijosh bishtkalin e përsosur
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Fjalët që zgjojnë pasionin te partneri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi