LAJMI I FUNDIT:

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian, Helga Shmid viziton nesër Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian, Helga Shmid viziton nesër Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), Helga Shmid, do ta vizitojë Kosovën nesër, e enjte, 26 tetor 2017.

Gjatë vizitës së saj, Sekretarja e Përgjithshme Shmid do të takohet me liderët politik duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike Vetëvendosje dhe LDK.

Kjo është agjenda e plotë e saj:


09.15-09.45 Takim me Presidentin Thaçi
Vendi: Zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës (Mundësi për pamje)

10.00-10.45 Takim me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrat
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Zyra e Kryeministrit (Mundësi për pamje)

10.45-10.55 Prononcim për media: Kryeministri Haradinaj dhe Sekretarja Shmid
Vendi: Zyra e Kryeministrit

11.00-11.30 Takim me Kryetarin e Kuvendit Veseli
Vendi: Kuvendi i Kosovës (Mundësi për pamje)

15.00-15.30 Takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes
Vendi: Zyra e BE-së/PPBE (Mundësi për pamje)

15.45-16.15 Takim me përfaqësuesit e LDK-së
Vendi: Zyra e BE-së/PPBE (Mundësi për pamje) /Telegrafi/