LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri: Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është bërë në pajtim me ligjin

​Tahiri: Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është bërë në pajtim me ligjin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke iu përgjigjur dyshimeve të deputetëve për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë tha se dekretimi i tyre është bërë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi.

Tahiri tha se dekretimi paraqet aktin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi, ndërkaq shtoi se në këtë proces kanë dhënë kontribut ambasada e SHBA-ve, EULEX-I, etj.

Tahiri tha se  me dekretimin e djeshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shtrirë funksionalizimi i gjykatave në veri.