LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Kosova ende nuk është e barabartë me vendet e rajonit

Gërxhaliu: Kosova ende nuk është e barabartë me vendet e rajonit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se më shumë flitet për normalizim politik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, se sa bashkëpunim ekonomik.

“Duhet të ketë më shumë dialog konkret. Sot kur të kalohet kufiri ndërmjet dy vendeve, ndeshemi më barriera të mëdha në dy anët. Aq sa afër jemi, jemi aq larg njëri tjetrit”, tha Gërxhaliu në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Sipas tij është një dimension psikologjik që është krijuar në dy anët. “Politika është determinuese e bashkëpunimit. Ka probleme dhe faktorizim të rrymave të ndryshme në Serbi që kjo nuk është mirë”, tha kryetari i OEK-ut.


Ai tha se Procesi i Berlinit në Beograd ka marrë një pompozitet. “Është një obligim i institucioneve vendore që të shfrytëzohen iniciativat e madha që ne të ecim. Si mund të ecim përpara, kur kemi barriera nga Serbia, e mos të flasim për Bosnjën. Ardhmëria në rajon është e ndritshme, kur jemi të barabartë”, tha Gërxhaliu.

Ai bëri me dije se kompanitë nga Kosova ndeshen me probleme të shumta kur marrin pjesë në tenderë të ndryshëm jashtë Kosovës. “Ka kompani nga Kosova që kanë plotësuar të gjitha kushtet për të fituar tender në Serbi, por janë eliminuat vetëm për një gjë, që janë nga Kosova”, tha kryetari i OEK-ut Gërxhaliu.

Sipas tij, megjithëse i plotësojmë kushtet, në Serbi është shumë prezent nacionalizmi ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori