LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Organet e rendit të hetojnë tendencat korruptive të Teuta Arifit për blerje të votave

Kasami: Organet e rendit të hetojnë tendencat korruptive të Teuta Arifit për blerje të votave

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në zyrat e partisë së tij në Tetovë ka mbajtur konferencë për shtyp. Ai kërkoi nga organet e rendit të hetojnë tendencat korruptive të kandidates së BDI-së për kryetare në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi.

Kasami shtoi se Teuta Arifi vazhdon të shpenzojë buxhetin e komunës për njerëz që i kryejnë shërbime personale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare të qeverisjes së saj të dështuar, u evidentuan harxhime marramendëse për shpenzimet e saj dhe stafit si dhe për punësime të personave me kontratë mbi vepër, kryesisht militantë partiak dhe grupe interesi që këto shërbime ia “shpaguajnë” kryetares në ikje duke shpifur ultë për cdokënd që i zbulon dhe i shpërfaq këto fakte korruptive”, tha mes tjerash Kasami.


Ai theksoi se sipas informatave të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepër (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa shtoi se, Teuta Arifi e pushtuar nga paniku i humbjes tashmë i vijnë informata se ajo nënshkruan dhjetëra kontrata të tilla të shërbimeve mbi vepër për periudhën pesë mujore.

Kasami u zotua se këto të dhëna do të bëhen publike në ditën e parë të tijsi kryetar dhe të gjithë keqpërdoruesit do të vihen para drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori