Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot para dhjetëra studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë – RIT (AUK), ka folur për planet për energji dhe sfidat e tanishme.
Ai ka theksuar se ky janar ka qenë ndër muaj më të vështirë ndonjëherë, sepse sipas tij, kemi importuar energji me një çmim prej thuajse 250 euro për megavat, duke shtuar se çmimin të cilin e gjenerojmë ne vetë, është rreth 25 euro për megavat.
“Pra është vërtetë një dallim shumë i madh, sepse është shumëfish më shtrenjtë. Gjithashtu kemi pasur shumë ndërprerje të energjisë, në programin e strukturës së ABC-së, ku na është dashur ta ndërpresim energjinë kohë pas kohe, për shumë shtëpi e shumë biznese. Kjo ka shkaktuar shumë probleme, ku edhe një studim i kryer nga SHBA, tregon se ka pasur rreth 300 milionë euro humbje nga kjo ndërprerje te bizneset“, ka shtuar Lluka.
Sipas tij, pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve të fundit, humbjet teknike dhe komerciale ende janë shumë të mëdha, me një shifër e cila shkon deri në 32 për qind.
“Për këtë 32 përqindësh ka shumë arsye, duke përfshirë faktin se në Mitrovicën e Veriut qytetarët nuk paguajnë taksat, më pas rrjeti shpërndarës është shumë i vjetër dhe shumë i keq, lidhjet ilegale, etj. Parimisht, këtë humbje e paguajmë ne si qytetarët dhe bizneset, përmes faturave që na vinë çdo muaj”, ka theksuar Lluka.
Ai ka folur edhe për strategjinë 10 vjeçare për energjinë, e cila “përcakton objektivat themelore të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorin e energjisë, duke marrë parasysh zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë për konsumatorët, në mënyrë që të shmangim shkurtimet e energjisë, përdorimin efikas të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese të reja konvencionale dhe të rinovueshme, krijimin e tregut konkurrues dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sistemin e energjisë”.
Sipas tij, si projekte madhore mbeten ndërtimi i TC “Kosova re” prej 1 miliardë euro, rehabilitimi i “Kosova B” prej 380 milionë euro, dekomisionimi i TC “Kosova A” prej 40 milionë euro si kërkesë e KE si dhe investimet në miniera prej 250 deri 350 milionë euro. Po ashtu Lluka përmendi edhe projektet tjera bashkëpunuese për energji me Shqipërinë.
Ai ka theksuar se çështja e humbjeve të rrymës në Mitrovicën e Veriut, me të cilën po merremi për momentin, është politike, ku rreth 5 për qind e energjisë totale të konsumimit sipas tij, shfrytëzohet nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe asnjëherë nuk paguhet nga po të njëjtit.
“Kjo përqindje mund të përkthehet në rreth 11 milionë euro në vit, dhe ky borxh u ngarkohet qytetarëve tjerë të Kosovës. Rrjedhimisht, 95 për qind e Kosovës, paguan për 5 përqindëshin e atyre që nuk i paguajnë faturat”, ka shtuar LLuka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë