LAJMI I FUNDIT:

Korenica kërkon fitore edhe ndaj Vëllaznimit

Korenica kërkon fitore edhe ndaj Vëllaznimit

Mesfushori i Lirisë, Meriton Korenica, ka folur para duelit që Liria zhvillon ndaj Vëllaznimit në Prizren.

Liria përballet me Vëllaznimin nga ora 13:30 në nje tentim për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve.


Në ndeshjen e fundit Liria mposhti Llapin me rezultat 3-0, e sipas mesfushorit Meriton Korenica, rezultatet pozitive duhet të vazhdojnë.

“Pres rezultat pozitiv edhe kundër Vëllaznimit sepse jemi kthyer në formën e duhur me rezultate pozitive”, potencoi Korenica.

Ai shtoi se rikthimi i tij ka qenë i vështirë prej lëndimit. Koreniës i kanë munguar golat që prej rikthimit, por ai thotë se kjo është e parëndësishme teksa ekipi fiton.

“Po, jam rikthyer nga lëndimi dhe ndihem shumë mirë, nuk mendoj se është problemi te golat. Golat do të vijnë shumë shpejt, ajo që është e rëndësishme është që ekipi të vazhdojë të fitojë ndeshjet”, deklaroi Korenica. /Telegrafi/