LAJMI I FUNDIT:

Në balotazh pa vija të kuqe

Në balotazh pa vija të kuqe

Beteja për komunat e mëdha, të cilat nuk kanë arritur ta nxjerrin një fitues në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, mund të sjellë rezultate të befasishme. Ndonëse thuajse të gjitha subjektet deklarohen se do t’i fitojnë komunat në të cilat janë në balotazh, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati mund të përmbyset tërësisht pas rundit të dytë (më 19 nëntor).

Përpos Pejës (e cila zgjodhi kryetarin pa balotazh), Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Prizreni, Mitrovica e Gjilani janë 6 prej komunave më të mëdha që pritet t’i nënshtrohen rundit të dytë.

E ndonëse balotazhi pritet ta përfshijë edhe pjesën dërrmuese të komunave të tjera në Kosovë, përfaqësuesit e partive thonë se ende nuk kanë vendosur se me kë do të bashkëpunojnë për të fituar në balotazh, shkruan “Zëri”.


Megjithatë ata kanë bërë të ditur se nuk kanë vija të kuqe në zgjedhjet lokale.

Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se gjasat më të mëdha për bashkëpunim janë mes LDK-së dhe LVV-së në komunat ku PDK-ja ka dalë e para, kurse bashkëpunimi mes PDK-së dhe LDK-së aty ku LVV-ja pretendon të fitojë.

Porse, sipas tyre, nuk përjashtohet as ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV-së. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori