LAJMI I FUNDIT:

SHBA nga fillimi është e përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi

SHBA nga fillimi është e përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka komentuar deklarimet e fundit se Amerika duhet të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në Samitin e 17-të ekonomik të Serbisë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialog qysh nga fillimi.

“Amerika ka qenë e përfshirë që nga fillimi në dialog dhe kjo nuk është sekret që kemi marrë pjesë në këtë proces të udhëhequr nga Brukseli”, tha Yee, transmeton lajmi.net


Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shteti i tij dëshiron që vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshme dhe të mos kenë konflikte.

“Ende ekziston rreziku i konfliktit për aq kohë sa ka mosmarrëveshje dhe probleme të pazgjidhura. Por tendenca e paqes dhe stabilitetit është pozitive”, shtoi zyrtari amerikan.

Sipas tij, vendet që e duan anëtarësimin në BE duhet të jenë të vendosur për atë rrugë.

“Vendet që dëshirojnë të bashkohen në BE duhet ta kenë të qartë atë vendim. Ju nuk mund të uleni në dy karrige”, tha Hoyt Briyan Yee.

Në fund, ai theksoi përkushtimin e Amerikës për rrugën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.