LAJMI I FUNDIT:

Meta: Me rëndësi bashkëpunimi mes faktorit politik shqiptar në Preshevë

Meta: Me rëndësi bashkëpunimi mes faktorit politik shqiptar në Preshevë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, si dhe Kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Presidenti Ilir Meta ka theksuar sot rëndësinë që ka bashkëpunimi mes faktorit politikshqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës.

Presidenti Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, njëkohësisht kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.


Në takim Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Presidenti gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo, sipas tij, do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës duke krijuar një perspektivë më të mirë në veçanti për të rinjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori