LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Kudo që ka provokim ndaj nesh, mund të godasim papritmas

Erdogan: Kudo që ka provokim ndaj nesh, mund të godasim papritmas

Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan, në Forumin Rinor 2023, të organizuar në Qendrën e Kongresit “Kemal Beyatli” në Stamboll tha se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godasim një mbrëmje papritmas”.

Erdogan, po ashtu theksoi rëndësinë e rinisë, ku bëri të ditur se një pjesë e madhe e atyre të cilët marrin pjesë në kongreset e tanishme përbëhen nga anëtarët e degëve rinore.


Ai shtoi se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet për deputetë dhe kryetarë komunash.

“Padyshim se kur të vijë dita ata do të arrijnë edhe më lartë. Shpresoj se të rinjtë dinamikë do të arrijnë më lartë. Në pozitën e presidencës do të jetë njëri prej jush”, tha ai.

“Për aq kohë sa jetoj, përderisa ky shpirt qëndron në këtë trup do të vazhdoj të qëndroj pranë jush. Ne si Turqi jemi një shtet që gjithmonë lavdërohemi me popullsinë e re. Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdogan. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori